Program parkimi Elif · në aplikacionin Elif për celular dhe në Elif Desktop

Hyrje, dalje dhe faturë, nga celulari ose kompjuteri.

Printoni biletën me barkod në hyrje, skanojeni në dalje dhe faturën e keni gati me shumën e llogaritur. Funksionon edhe kur bie interneti.

Pjesë e aplikacionit Elif për Android dhe iOS dhe e Elif Desktop për Windows. Mjafton një celular me printer Bluetooth, ose kompjuteri i kabinës me printerin e tij.

Dalja: bileta me kohëzgjatjen dhe shumën e propozuar me TVSHMenaxhimi i Parkingut: biletat e hapura me orën e hyrjes dhe kohëzgjatjenPa internet: bileta offline me shenjën e kuqe dhe numrin e padërguar
  • Në celularin që keni tashmë
  • Punon edhe pa internet
  • Biletë me barkod, dalje me skanim
  • Faturë dhe fiskalizim nga Elif

Si funksionon

Nga hyrja te fatura, në katër hapa

  1. 01

    Hyrja

    Shtypni “Biletë e re”. Ora e hyrjes ruhet dhe printeri Bluetooth nxjerr kuponin e parkimit me barkod.

  2. 02

    Në parkim

    Bileta shfaqet te lista e biletave të hapura, me orën e hyrjes dhe kohëzgjatjen që rritet vetë.

  3. 03

    Dalja

    Skanoni barkodin me kamerën ose me skaner. Aplikacioni gjen biletën dhe propozon shumën për pagesë.

  4. 04

    Fatura

    Konfirmoni shumën: krijohet fatura e shitjes, fiskalizohet dhe printohet. Bileta del nga lista.

Elif Desktop

Edhe në kompjuterin e kabinës

I njëjti parkim punon në Elif Desktop, te forma Menaxhim Parkingu: biletë në hyrje, skanim në dalje, shuma nga formula dhe fatura e printuar nga raportet e desktopit.

  • “Hyrje/Biletë e Re” printon kuponin me barkod
  • Skaneri zgjedh biletën në listë
  • “Dalje/Faturë” propozon shumën me TVSH, “Paguaj” krijon faturën
  • Artikulli dhe printeri i faturës zgjidhen te Cilësimet
Dalje / Faturë: bileta, kohëzgjatja dhe shuma e llogaritur me TVSH
Kuponi i parkimit i printuar në hyrje, me barkod
Fatura e printuar në dalje: Parkim me kohë, 100 lekë

Demo live

Provojeni vetë, pa u regjistruar

Demo ka ekranin e parkimit të aplikacionit, një printer dhe konfigurimet. Gjithçka funksionon në shfletues dhe nuk dërgohet asgjë.

  • Hapni bileta dhe shikoni kuponin që printohet
  • Klikoni barkodin në kupon për ta skanuar në dalje
  • Shtyni orën përpara dhe shikoni shumën të rritet
  • Fikni internetin dhe punoni offline
  • Ndizeni përsëri dhe shikoni sinkronizimin
  • Ndërroni artikullin dhe formulën e çmimit
Provo demon live

KUPON PARKIMI

Firma:  PARKIM DEMO SH.P.K

Data: 17/11/2026 Ora:09:42

0000001251

Gjeneruar nga 2RMLab Sh.p.k

elif.com.al / 04 45 26000

Kuponi i parkimit që printon aplikacioni

Pa internet

Kur bie interneti, parkimi nuk ndalon

Aplikacioni e kupton vetë kur nuk ka lidhje me serverin dhe vazhdon punën në celular. Asnjë biletë nuk humbet.

  1. 1Bileta offline. Merr një kod nga celulari, 9 + data + numër rendor (p.sh. 9261117001), dhe printohet me shënimin “(offline)”.
  2. 2Dalja offline. Fatura ruhet në celular dhe printohet. Kur kthehet interneti, dërgohet në server dhe fiskalizohet me arsyen “pa internet”.
  3. 3Sinkronizim automatik. Çdo minutë dhe sapo kthehet lidhja, biletat dërgohen sipas radhës së hyrjes. Butoni “Sinkronizo” e bën menjëherë.
  4. 4Gjithmonë e qartë. Statusi Online/Offline dhe numri i biletave të padërguara shihen gjithmonë lart. Biletat offline kanë shenjë të kuqe.
Pa internet: bileta offline me shenjën e kuqe dhe numrin e padërguarBiletat e padërguara dhe gabimet e sinkronizimit

Llogaritja e çmimit

Çmimi sipas rregullave tuaja

Shuma në dalje llogaritet nga orët e qëndrimit dhe çmimi i artikullit të parkimit me TVSH. Nëse artikulli ka formulë, përdoret formula: e njëjta formulë që përdor Elif, e vendosur një herë dhe e vlefshme edhe offline.

Orë × çmim

Paguhet saktësisht koha e qëndrimit. Formula standarde e Elif për artikujt me kohë.

input.hours.Value * input.item_price_with_tax.Value

2 h 30 m me 200 ALL/orë500.00 ALL

Ora e parë e plotë, pastaj 10% ulje

Shembulli nga dokumentacioni i Elif: ora e parë me çmim të plotë, çdo orë pas saj me 10% skonto.

input.hours <= 1 ? input.hours * input.item_price_with_tax : (1 * input.item_price_with_tax) + ((input.hours - 1) * input.item_price_with_tax * 0.9)

2 h 30 m me 200 ALL/orë470.00 ALL

Çdo orë e nisur

Ora e nisur paguhet e plotë: 2 orë e 10 minuta paguhen si 3 orë.

Math.Ceiling(input.hours.Value) * input.item_price_with_tax.Value

2 h 30 m me 200 ALL/orë600.00 ALL

Si vendoset një formulë e re

Për kë është

Për çdo vend ku hyn e del një makinë

Parkime publike

  • Biletë me barkod për çdo makinë
  • Dalje e shpejtë me skanim
  • Pa kompjuter në kabinë, mjafton celulari
  • Punon edhe kur bie interneti

Hotele dhe restorante

  • Parkimi në të njëjtin program me shitjen
  • Çmim sipas kohës ose me formulë
  • Faturat në raportet e Elif
  • I njëjti klient dhe arka si në shitje

Biznese me parkim

  • Qendra tregtare, servise, lavazhe
  • Disa arkëtarë, secili me celularin e vet
  • Çmim i ndryshëm për çdo artikull parkimi
  • Fiskalizim pa hapa shtesë

Pyetje

Pyetjet që na bëni më shpesh

Çfarë është Elif Parking?

Elif Parking është programi i menaxhimit të parkimit brenda aplikacionit Elif për celular dhe Elif Desktop. Ruan hyrjen dhe daljen e makinave, printon biletën me barkod, llogarit shumën, nxjerr faturën e fiskalizuar dhe punon edhe pa internet. Përdoret në parkime publike, hotele, restorante, qendra tregtare dhe biznese me parkim.

Çfarë më duhet për të filluar?

Një celular Android ose iPhone me aplikacionin Elif dhe një printer termik Bluetooth 80 mm ose 54 mm. Parkimi hapet nga menuja Shitje → Menaxhimi i Parkingut. Në kabinë me kompjuter, i njëjti parkim punon edhe në Elif Desktop.

Si llogaritet shuma në dalje?

Nga orët e qëndrimit dhe çmimi me TVSH i artikullit të parkimit. Nëse artikulli është “Artikull i kalkuluar” me formulë, përdoret formula. Arkëtari e sheh shumën para faturës dhe mund ta ndryshojë.

Po nëse ikën interneti?

Puna vazhdon. Biletat dhe faturat ruhen në celular, printohen normalisht dhe dërgohen vetë në server kur kthehet lidhja. Formulat e çmimit punojnë edhe offline.

Si skanohet bileta?

Me kamerën e celularit, me një skaner barkodi të lidhur me celularin, ose duke shkruar numrin e biletës dhe Enter.

A fiskalizohet fatura?

Po. Fatura e parkimit është fatura e zakonshme e shitjes në Elif. Nëse nuk fiskalizohet menjëherë, mund ta fiskalizoni më vonë nga lista e faturave të pafiskalizuara.

Mund të kem çmime të ndryshme?

Po. Çdo artikull parkimi ka çmimin dhe formulën e vet, dhe në cilësimet e parkimit zgjidhni cilin përdor celulari. Bileta mban artikullin dhe çmimin me të cilin u hap.

Kush e sheh menunë e parkimit?

Biletat e parkimit janë porosi klienti, ndaj menuja shfaqet për përdoruesit që kanë akses te porositë e klientëve.

Shikojeni Elif Parking në punë

Na tregoni si funksionon parkimi juaj dhe ju tregojmë si e përshtatim: çmimet, printerët dhe arkëtarët.

Orari i punësE Hënë – E Shtunë: 08:00 ⁠–⁠ 16:00E Premte 12:00 ⁠–⁠ 13:00 pushim+355 67 204 0648
Kërko demo